Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë hapin thirrje për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko-shkencore.
Kjo thirrje është hapur prej datës 26.04.2023 deri më 25.06.2023, dhe aplikimet mund të bëhen në këto fusha:
• Shëndeti;
• Shoqëria – arsimi, kultura, ekonomia dhe shkencat humane e sociale;
• Shkencat albanologjike;
• Burimet natyrore, energjia, mjedisi dhe ndryshimet klimatike;
• Prodhimi bujqësor, ushqimi dhe bioekonomia.
Koordinatorët e grupeve të kërkimit të secilit vend luten të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, pranë institucioneve respektive. Për kërkuesit nga Shqipëria, institucion përgjegjës do të jetë Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Për kërkuesit nga Kosova institucion përgjegjës do të jetë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Të interesuarit për të marrë pjesë në projekte dypalëshe kërkim shkencor dhe programet kombëtare përkatëse, mund të referohen në faqen zyrtare në internet: www.masht.rks-gov.net për të gjitha kushtet, kriteret dhe formën e aplikimit.
Informata shtesë lidhur me kushtet që duhen plotësuar mund të merren tek :
znj. [email protected]