Me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Aleanca Franceze në Prishtinë dhe Universiteti Epitech nga Franca organizojnë aktivitetin Hackathon me temën: “Shpikjet digjitale në shërbim të mësimit të gjuhëve të huaja”.
Më 24 dhe 25 qershor, në Aleancën Franceze në Prishtinë, 28 pjesëmarrës nga 17 deri në 25 vjeç do të punojnë në ekip për të imagjinuar se si do të duket mësimi i gjuhës në të ardhmen, duke marrë parasysh zhvillimet shoqërore dhe përdorimin e teknologjisë digjitale. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje origjinale për këto probleme, duke paraqitur një mundësi zhvillimi të një projekt zhvillimi të aplikacioneve, në një prezantim prej 5 minutash.
Juria do të bëjë përzgjedhjen e tri projekteve më të mira të zhvillimit të aplikacionit. Fituesve do t’u ofrohen bursa, shuma e të cilave është nga 500€ deri në 3000€, për të studiuar në fushën e shkencave kompjuterike në Epitech në nivelin bachelor, ose për të marrë pjesë në trajnime intensive në akademinë e kodimit. Ata gjithashtu do të kenë mundësinë që të përfitojnë bursa për të mësuar gjuhën frënge në Aleancën Franceze ne Prishtine.
Afati për aplikim: 1 deri më 15 qershor, në linkun: https://forms.gle/UggYADHusyQZ88WQ8
Thirrja për aplikim dhe rregullorja, këtu: https://www.facebook.com/events/2646278185608784/
Kandidatët e interesuar duhet të kenë njohuri bazike të gjuhës angleze.