Thirrje për aplikim

RRETH KLINIKËS JURIDIKE REALE

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) i përkrahur nga Komisioni Evropian përmes Projekti Erasmus+ ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik (ENEMLOS)’’ fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Reale.

APLIKONI
Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke paraqitur CV, Letër Motivuese e deshirueshme dhe Transkriptën e Notave nga SEMS. Dokumentet e aplikimit të dorëzohen në e-mail adresën: [email protected], me subjektin “Aplikim-Klinika Juridike Reale në Pejë”, deri më 31 korrik 2022 në ora 24:00.


Në rast të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.


Thirja ne pdf

Translate »