THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, u bënë thirrje organizatave studentore dhe grupeve joformale studentore në Kosovë që të aplikojnë për skemën e granteve, me projekt-propozime, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Skema e granteve e dizajnuar nga ORCA, si partner i projektit “Cilësi, Llogaridhënie, Integritet dhe Transparencë në Arsimin e Lartë (QAINT)”, i zbatuar nga konzorciumi KEC – ORCA – ZSI, do të mbulojë arsimin e lartë publik në Kosovë
Do të merren parasysh projekt-propozimet, të cilat përqendrohen në nxitjen e aktivizimit të grupeve studentore për njohjen dhe adresimin e problemeve dhe çështjeve me rëndësi për interesin publik në arsimin e lartë.
Skema e granteve do të përqendrohet në ato projekte, të cilat si pikësynim kanë adresimin apo zhvillimin e aktiviteteve të caktuara që përfshijnë:
- Integritetin akademik në universitet publike;
- Transparencën financiare të universiteteve publike;
- Aktivitetet me rëndësi për zhvillimin e jetës studentore: aktivitetet kulturore, artistike, sociale dhe sportive, të cilat ndikojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit;
- Aktivitetet për nxitjen e vetëdijes kritike studentore;
- Nismat për adresimin e problemeve të caktuara në kuadër të jetës universitare;
- Aktivitetet për adresimin e formave të ndryshme të diskriminimit dhe të ruajtjes së ambientit;
- Monitorimin e mbarëvajtjes së procesit studimor në distance.
Kush duhet të jenë përfitues të zbatimit të projektit?
Përfitues të zbatimit të projektit duhet të jenë: studentët, stafi akademik, fakultetet, departamentet, qendrat apo institutet e universiteteve publike.
Për organizatat studentore Aplikimet/Dokumentet, të dërgohen në [email protected], më së largu deri më datë 31 gusht 2020, në orën 15:00, ndërkaq për grupet joformale thirrja mbetet e hapur dhe aplikacionet do të pranohen në vazhdimësi.
Për më shumë, lexoni më poshtë në detaje thirrjen për aplikim, si dhe formën e aplikimit.
Forma e aplikimit Qaint – ORCA
Thirrje për aplikim QAINT – ORCA