Në bazë të Statutit nr. 249/23 të Institutit për Shkencë dhe Arte në UHZ, Këshilli Shkencor i ISHK – së, në mbledhjen e mbajtur më datë 02.03.2023, shpall këtë:
Instituti për Shkencë dhe Arte në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, i themeluar me qëllim të promovimit të kërkimit shkencor në fusha inter-diciplinare të shkencave, është në kërkim dhe përzgjedhje të një personi të shquar shkencor/akademik për pozitën e Drejtorit të këtij Instituti.
Kandidatët e mundshëm për pozitën e drejtorit duhet të jenë mësimdhënës të rregullt në UHZ me një performancë të jashtëzakonshme kërkimore që dëshmohet nga publikimet dhe rezultatet e tjera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Personi duhet të ketë kapacitet dhe përvojë për të udhëhequr, drejtuar dhe koordinuar profesionistët e lartë gjatë zbatimit të projekteve kërkimore si dhe të ketë eksperiencë në çështjet administrative të një institucioni.