Me kënaqësi ju njoftojmë është mbajtur takimi i parë, “kick-off meeting,” për projektin “Transformimi Digjital: Integrimi i Analizës së të Dhënave dhe Aftësive Softuerike në Kurrikulën e Universitetit të Pejës dhe Prishtinës”. Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, KUSA, dhe synon të sjellë një transformim thelbësor në sektorin e arsimit të lartë në vend.
Në përpjekje për të përshtatur kurrikulën tonë me kërkesat e epokës digjitale, do të integrojmë analizën e të dhënave dhe aftësitë softuerike, duke përgatitur studentët me aftësi të nevojshme për t’u bërë pjesë e shoqërisë së digjitalizuar.
Takimi fillestar ishte një sukses i madh, me pjesëmarrje aktive, entuziazëm dhe një angazhim të përbashkët për realizimin e suksesshëm të projektit.
Koordinatorja e projektit Prof. Ass. Dr. Vlora Berisha e falenderon Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe KUSA për mbështetjen e tyre të çmuar dhe besimin në këtë vizion të rëndësishëm për arsimin e lartë në Kosovë.
Së bashku, hapim rrugën për një të ardhme arsimore, e përshtatur me kohën dhe nevojat e një mjedisi digjital.