TRYEZË DISKUTIMI “PREJ POLITIKAVE NË PRAKTIKË. SHQYRTIMI I PROGRESIT NË ARSIMIN E LARTË DHE SHKENCË”

TRYEZË DISKUTIMI “PREJ POLITIKAVE NË PRAKTIKË. SHQYRTIMI I PROGRESIT NË ARSIMIN E LARTË DHE SHKENCË”

Në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë është duke u mbajtur tryeza e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë”- Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”. Në këtë konferencë është e pranishme edhe ministrja e MASHTI-t, znj. Arbërie Nagavci e cila e përshëndeti takimin dhe z. Ardian Gola Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport si dhe përfaqësues të universiteteve publike në vend.  Universiteti “Haxhi Zeka” përfaqësohet nga prorektorja për buxhet, financa dhe Insfrastrukturë, prof.ass.dr. Vjosa Hajdari. Organizatorët e kësaj tryeze janë Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Edutask.

Qëllimi i diskutimit është vlerësimi i progresit si pjesë e kontributit në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Në këtë tryezë nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës u diskutua mbi progresin e zbatimit të Ligjit për Akreditimi. Z. Gëzim Tosuni paraqiti përpara të pranishmëve sfidat dhe sukseset e AKA-së dhe përpjekjet e Agjencisë për rritje të cilësisë në arsimin e lartë.

Një temë diskutimi në këtë tryezë ishte edhe Financimi i Bazuar në Performancë, përfaqësues nga MASHTI theksuan rëndësinë e këtij procesi thelbësor për institutcionet e arsimit të lartë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në rritje të cilësisë së IAL-ve në Kosovë.

Tryeza e diskutimit do të vazhdojë edhe pasdite ku do të diskutohen Strategjia e Specializimit të Mençur (S3) dhe Financimi dhe Masat e Përkrahja për Kërkim dhe Inovacion.

Translate »