Sot më datë 27.12.2017 me fillim në ora 13:00 në Fakultetin Juridik, në Amfiteatrin 1 u mbajt Punëtoria “Tutorimi dhe Mësimnxënia”.
Si pjesë e angazhimeve të Universitetit ”Haxhi Zeka”, për të ndihmuar studentët në çdo hap të studimeve të tyre u mbajt kjo punëtori, e cila është e para e llojit të saj, duke trajtuar temat sin ë vijim:
- Tutorimi
- Etika në mësimnxënie
- Përzgjedhja e lëndëve zgjedhore
- Puna praktike
- Të drejtat e studentëve.
Fjalimi hyrës ishte nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof.Dr Fadil Millaku.
Ndërsa, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof.Ass.Dr Sabiha Shala mbajti fjalimin me pikat kyqe si:
- Diskutimi rreth punës për vitin 2018
- Tutorimi dhe rëndësia e tij
- Rëndësia e zgjedhjes së lëndeve zgjedhore përkatëse
- Etika në mësimnxënie
- Puna praktike e studentëve
- Njoftimi me legjislacionin rreth të Drejtave të Studentëve
Prezantimi në detaje se çfarë është “Tutorimi” u bë nga asistentja e Fakultetit të Biznesit Shkëlqesa Smajli. Prezantimit iu bashkangjit Video promovuese (Video me titra në gjuhën shqipe.
Po ashtu pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe informimi për lansimin e uebfaqes e-Praktika. Ky prezantim u bë nga asistenti i Fakultetit të Biznesit, Besfort Ahmeti. Ai gjithashtu sqaron se si funksionon e-Praktika.
[Best_Wordpress_Gallery id=”14″ gal_title=”Tutorimi”]