Në Fakultetin Juridik në UHZ, u provua teksti universitar me titull “E Drejta Gjyqësore” e autorit Prof. Dr. Avdullah Robaj i cili edhe është Dekan i Fakultetit Juridik.
Libri “E Drejta Gjyqësore” është teksti i parë universitar në Kosovë dhe në hapësirën mbarë shqiptare. Libri përbën një kontribut të madh për shkencën juridike dhe profesionin e juristit në përgjithësi. Në këtë libër vihen në pah aftësitë shkencore dhe profesionale të autorit i cili për më shumë 35 vite i shërben sistemit të drejtësisë dhe shkencës juridike.
Në këtë mënyrë, trajtimi doktrinar i ndërthurur me përvojën profesionale ka rezultuar me një studim të thellë. Qëllimi i librit është të plotësojë boshllëkun e literaturës universitare dhe shkencore në fushën e të drejtës gjyqësore në radhë të parë, por edhe të bëj të mundur që studentët të marrin njohuri dhe shkathtësi nga fusha e sistemit gjyqësor.
Në ceremoni ishin të pranishëm një numër i madh si studiuesve të drejtësisë, profesor universitar, udhëheqës të strukturave menaxheriale të UHZ, duke përfshirë Rektorin prof.dr. Armand Krasniqi.
Libri në radhë të parë i dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik, por është i përshtatshëm për studiuesit e shkencave juridike dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë, avokat, noterë. Me pak fjalë, libri i shërben komunitetit të gjerë të drejtësisë.
Personeli akademik i Fakultetit Juridik është i përkushtuar në zhvillimin profesional dhe ngritjen e cilësisë në hulumtime shkencore dhe mësimdhënie.