Universiteti ”Haxhi Zeka” në Pejë, mbështetë angazhimin e studentëve në qeverisjen dhe menaxhimin e institucionit, duke u bazuar në parimet e Udhëzuesit për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve, i cili është hartuar nga AKA në kuadër të projektit ”Rritja e përfshirjes së studentëve në proceset e sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë” të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.