Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, në takimin e mbajtur me menaxhmentin e UHZ-së, formoi Shtabin për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 (Coronavirus).
Anëtarët e këtij shtabi u zgjodhën:
- Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj – kryesues;
- MSc. Besnik Zeka;
- Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj;
- MSc. Durim Hoxha;
- Adnan Lataj.
Në këtë takim u vendos që t’u bëhet thirrje stafit akademik, administrativ dhe studentëve për respektimin e vendimeve të qeverisë, për parandalimin e COVID-19.