Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, i ndau mirënjohje Dr. Sc. Agim Kurmehaj – bashkëpunëtor i jashtëm i UHZ-së, për kontributin e dhënë në avancimin e shkathtësive praktike të studentëve të Fakultetit Juridik, përmes organizimeve të përvitshme të gjykimeve të simuluara.
Përmes këtyre simulimeve studentëve u mundësohet të prezantojnë njohuritë profesionale në fushën e drejtësisë.