Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, priti në takim Zv. Drejtorin e Policisë së Rajonit të Pejës, Z. Veton Elshani.
Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin reciprok mes Policisë së Kosovës/Rajonit të Pejës me UHZ-në. Gjatë takimit u diskutua mundësia e hulumtimeve të përbashkëta, prej të cilave do të përfitonin të dyja palët.
Zv. Drejtori, shprehu gatishmërinë e takimeve të rregullta me Universitetin, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, kurse Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Z. Ndue Nikolla, u shpreh mjaft i kënaqur me stafin policor, të cilët kanë përfunduar studimet në UHZ.
Bashkëpunimi pritet të vazhdojë me një punëtori të përbashkët.