Në vazhdën e iniciativës së Universitetit “Haxhi Zeka” për intensifikim të bashkëpunimit me të gjitha komunat e rajonit të Dukagjinit, Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi vizitoi sot edhe Komunën e Deçanit, me ç’rast u prit nga Kryetari Zt. Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Rektori Krasniqi, informoi sipërfaqësisht kryetarin Ramosaj për rrjedhat në universitet, për strategjinë dhe planet e saj vepruese. Me theks të veçantë, rektori informoi për organizimin e universitetit veror, i cili organizohet për herë të parë nga UHZ. Ky aktivitet ka karakter ndërkombëtar dhe fillon më 24 qershor, gjersa zhvillohet në gjashtë kurse në objektet e universitetit në Pejë me pedagogë të huaj dhe vendor.
Kryetari Ramosaj, falënderoi mysafirët për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për të përkrahur universitetin veror. Në përfundim të takimit, rektori dhe kryetari nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.