UHZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e Promovimit të Turizmit Malor të Kosovës (SHPTMK)

UHZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e Promovimit të Turizmit Malor të Kosovës (SHPTMK)

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje bashkëpunimi në fushën e promovimit të turizmit me shoqatën e Promovimit të Turizmit Malor të Kosovës (SHPTMK).
Duke vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy palëve në këtë fushë, pasi vendi ynë dhe në veçanti Peja me rrethinë ka mjaft potencial për zhvillimin e turizmit malor, nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë shtytës i mirë për zhvillim të mëtutjeshëm, u deklaruan dy nënshkruesit e marrëveshjes.


Rektori Krasniqi u shpreh se Universiteti ka departament të veçantë që krijon kuadro të lëmisë së turizmit. Është fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, i cili përgatit kuadro të reja që do të jenë pjesë e këtij sektori dhe bashkëpunimi me organizata të ndryshme, e në këtë rast me shoqatën tuaj do të jetë një mundësi e mirë e zhvillimit edhe në praktikë e mësimit teorik në universitet.
Ndërsa, Skender Thaçi, kryetar i shoqatës SHPTMK, u shpreh i lumtur të bashkëpunoj me Universitetin e Pejës dhe me kuadrot që do të orientohen në fushën e turizmit, në veçanti në atë malor duke e ditur se sa potencial posedon ky vend.

Translate »