Pjesëmarrës në konferencë, përveç rektorëve të Universiteteve Publike, kishte edhe rektorë të kolegjeve private, prorektorë, dekanë, profesorë, përfaqësues të ministrive, AKA-së, KShC-së, etj.
Hapjen solemne të konferencës e bëri Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje. Pastaj, Rektori i UP-së, Prof.Dr. Marjan Dema, bëri një prezantim me temën “Cilësia në Arsimin e Lartë”, ku ndër të tjera theksoi se cilësia e arsimit duhet të filloj që nga shkollimi parafillor, kurse Rektori i UHZ-së, prezantoi para të pranishmëve “Standardet e reja të akreditimit institucional dhe IAL-ëve”.
Fjalën e morën edhe Prof.Dr. Alush Musaj, Rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Prof.Dr. Gazmend Luboteni, Kyetar i KShC-së. Rektori Musaj prezantoi “Politikat e KShC-së ndaj IAL-ëve: Rasti i UMIB”, kurse Z. Luboteni temën “Sfidat në procesin e akreditimit të IAL-ëve”.
Z. Bastian Baumann, Ekspert Ndërkombëtar i HERAS, foli rreth ndihmës austriake për AKA dhe IAL në ngritjen e cilësisë sipas standardeve Evropiane (ESG’s).
Më pas të pranishmit patën mundësinë e bashkëbisedimit dhe diskutimit me panelistët dhe të pranishmit e tjerë, rreth temës së konferencës.
Konferenca u cilësua si mjaft e qëlluar, nga të pranishmit.
Në fund të konferencës edhe janë prezantuar konkluzionet e konferencës dhe janë identifikuar pika që duhet pasur parasysh në të ardhmen nga akterët në Arsimin e Lartë në Kosovë.
[Best_Wordpress_Gallery id=”208″ gal_title=”Konferenca e pare e rektoreve”]