Sot, në këtë ditë të lindjes së atdhetarit të shquar të qytetit tonë Haxhi Zeka, emrin e të cilit me krenari e mban universiteti jonë, u shënuan aktivitete ceremoniale. Rektori Krasniqi me bashkëpunëtorë, dekanët e njësive akademike, familjarë/pasardhës të Haxhi Zekës dhe përfaqësues të studentëve bën homazhe tek varri i tij në çarshi xhami, si dhe vendosen lule tek dy bustet e tij, pranë rektoratit dhe në sheshin ‘Haxhi Zeka’ në qendër të qytetit.
Universiteti jonë e mban me nder dhe përkushtim këtë emër. Ne jemi të bindur se vetëm me punë e cilësi nga ky institucion do të dalin shumë emra të cilët do të dijnë të drejtojnë vendin, biznesmenë të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e tij, gjyqtarë të denjë në përfaqësime, artistë me të cilët do të mburremi e shumë e shumë të tjerë në fusha të ndryshme.