BUSINET u krijua në vitin 1987 nga një grup institucionesh të biznesit të arsimit të lartë të prirur për të zhvilluar programe ndërkombëtare në Biznes dhe për të nxitur mundësitë për Institutet e Arsimit të Lartë, stafin dhe studentët e tyre. Për momentin organizata ka 143 anëtarë dhe përfaqësohet në 35 vende.
BUSINET është rrjet i instituteve ndërkombëtare të arsimit të lartë (universitete dhe kolegje private dhe publike) që ndajnë qëndrim të përbashkët në lidhje me ndërkombëtarizimin.
BUSINET ofron mjedis që inkurajon ndarjen e praktikës së mirë dhe inkurajon bashkëpunimin midis individëve dje organizatave me qëllime të përbashkëta. Nga aktivitetet e BUSINET përfitojnë vetë institutet anëtare, stafi dhe studentë e institucioneve anëtare.
Një veçori unike e organizatës është se nevojat e fushave specifike të kurrikulës brenda institucioneve anëtare trajtohen brenda këtyre grupeve dhe quhen si grupe pune kurrikulare dhe grupe pune me interes të veçantë.