Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot më datën 15.04.2025, në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka”, u realizua takimi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të rëndësishme bashkëpunimi midis Universitetit “Haxhi Zeka dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua nga prof. dr. Armand Krasniqi, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, dhe dr.sc. Hysen Sogojevës drejtor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovë.
Kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Ajo synon të krijojë mundësi të reja dhe të përmirësojë bashkëpunimin edhe në fushën e arsimit profesional dhe zhvillimit të karrierës për të gjithë studentët tanë.
Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës janë të vendosur të bashkëpunojnë për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta për të ofruar një arsim të cilësuar dhe për të përgatitur studentët për tregun e punës në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Ne jemi të lumtur që të shpallim këtë marrëveshje dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime të mëdha për të dyja institucionet dhe për studentët tanë. Ju ftojmë të ndiqni ngjarjet tona dhe të na ndiqni në rrugën tonë drejt një arsimi të suksesshëm dhe të përshtatshëm për tregun e punës.