Në kuadër të projektit GreenWB, përfaqësuesit e Universitetit Haxhi Zeka (UHZ) morën pjesë në një trajnim/punëtori të rëndësishme të mbajtur në Shkup, në kuadër të Paketës Punuese 3 (WP3). Ngjarja u fokusua në përpilimin dhe zhvillimin e strategjive për inkubatorëve të inovacionit.
Objektivi kryesor i kësaj punëtorie ishte zhvillimi i strategjive efektive për funksionimin dhe menaxhimin e inkubatorëve të inovacionit, të cilët janë qendra të rëndësishme për inovacion dhe bashkëpunim ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve. Trajnimi synonte gjithashtu të rrisë kapacitetet e oficerëve të inkubatorëve dhe të sigurojë që ata të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e ardhshme.
Në këtë trajnim, UHZ u përfaqësua nga katër anëtarë të stafit, të cilët kontribuuan aktivisht në diskutimet dhe prezantimet e mbajtura gjatë punëtorisë. Gjatë kësaj ngjarjeje, përfaqësuesit e UHZ-së patën mundësinë të prezantojnë draft-strategjitë e tyre dhe të marrin feedback të vlefshëm nga kolegët dhe ekspertët e pranishëm.
Koordinatori i projektit nga UHZ mbajti një prezantim të detajuar lidhur me Paketën Punuese 7, duke shpjeguar rolin dhe përgjegjësitë që UHZ ka në këtë pako punuese. Ky prezantim përfshiu edhe arritjet dhe sfidat e hasura deri tani, si dhe planet për të ardhmen.
Pjesëmarrja e UHZ në këtë trajnim/punëtori është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivave të projektit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat. Angazhimi dhe kontributi aktiv i përfaqësuesve të UHZ tregon përkushtimin e universitetit për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të promovuar inovacionin dhe ndërmarrësinë në rajon.
University Haxhi Zeka Participates in the Development of the Strategy of Sustainable Living Labs Workshop
As part of the GeenWB project, representatives from the University of Haxhi Zeka (UHZ) participated in an important training/workshop held in Skopje, under Work Package 3 (WP3). The event focused on the preparation and development of strategies for sustainable living labs.
The main objective of this workshop was to develop effective strategies for the operation and management of sustainable living labs, which are important centers for innovation and cooperation between universities and enterprises. The training also aimed to enhance the capacities of the lab officers and ensure they are prepared to meet future challenges.
UHZ was represented by four staff members who actively contributed to the discussions and presentations held during the workshop. During this event, UHZ representatives had the opportunity to present their draft strategies and receive valuable feedback from colleagues and experts present.
The project coordinator from UHZ delivered a detailed presentation on Work Package 3, explaining the role and responsibilities that UHZ has within this work package. This presentation also included the achievements and challenges faced so far, as well as future plans.
UHZ’s participation in this training/workshop is an important step towards achieving the project objectives and strengthening regional cooperation between educational institutions and the private sector. The active engagement and contribution of UHZ representatives demonstrate the university’s commitment to improving the quality of education and promoting innovation and entrepreneurship in the region.