Suksesi i radhës për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë është ngritja në listën e rangimeve botërore të universiteteve, dhe kjo për jo më pak se 1574 vende më mirë se sa në vitin e kaluar. Ky sukses vjen falë punës së palodhshme të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ.
Universiteti “Hazhi Zeka” në Pejë po dëshmon se është universitet serioz, i cili ka për qëllim avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke siguruar jo vetëm staf profesional por edhe kushte më të mira infrastrukturore.
Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë, i cili realizohet për të gjitha universitetet botërore nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC).