Universiteti i Sarajevës është duke vazhduar mbështetjen për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Astrit Ademaj bashkë me Drejtorin e Qendrës së Karrierës dhe Udhëheqësin e PR, janë duke zhvilluar takime pune me partnerët nga Universiteti i Sarajevës, në kuadër të bashkëpunimit që tashmë kanë krijuar këto dy Universitete.
Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe këmbimi i përvojave mes dy universiteteve, i filluar vite më parë do të vazhdoj të shtrihet edhe më tej në projekte tjera, në dy nga të cilat Universiteti i Sarajevës e ka inkuadruar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë e që mbështeten nga EU.
Rektori i këtij Universiteti, Rifat Skrijelj konfirmoi zotimin e tij të më hershëm se do të vazhdoj ta mbështes në vazhdimësi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, me qëllim të forcimit dhe zhvillimit të konceptit Rajonal të AL.