USAID në Kosovë, ka kënaqësinë të ftojë artistë të rinj të dërgojnë vepra arti për fushatën “Imagjinoni Kosovën”. Si e imagjinoni ju Kosovën? Qëllimi i fushatës është të portretizojë zhvillimin pozitiv të Kosovës përgjatë dekadës së ardhshme.
Format e pranueshme për dorëzim të veprave janë: piktura, fotografi dhe dizajne grafike. Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë një email të interesit së bashku me veprën e bashkangjitur në [email protected], ose të dorëzojnë një kopje në: Zero Pozitive Publicis, rr. Filip Shiroka nr. 27, 10000 Prishtinë.
Së bashku me veprën e artit, aplikantët duhet të shkruajnë historinë pas veprës dhe kontaktin e tyre. Propozimet duhet të pranohen jo më vonë se data 20 Gusht 2019.
Propozimet që përmbushin qëllimin e fushatës, tregojnë historinë më të mirë dhe ofrojnë cilësinë më të mirë artistike do të përzgjedhen. Punët e përzgjedhura do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun Kombëtarë të Kosovës, e cila do mbahet në fund të gushtit. Veprat e përzgjedhura gjithashtu do të paraqiten në një libër si botim special për përdorim dhe shpërndarje nga USAID.
Procesi i përzgjedhjes do të bëhet përmes bashkëpunimit të USAID dhe Zero Pozitive.