Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Sociale të Aplikuara (CIASOS 2024), i cili po mbahet në Universitetin “Haxhi Zeka”/Fakulteti I Biznesit, po vazhdon me sesionet e tij të suksesshme që prej hapjes së punimeve më 2 tetor 2024. akademikë dhe ekspertë nga 44 vende të botës, duke përfaqësuar katër kontinente.
Pjesëmarrësit po vazhdojnë të eksplorojnë tema të ndryshme që përfshijnë sfida dhe zhvillime në fushën e shkencave sociale të aplikuara, duke i dhënë kësaj konference një vlerë të shtuar në përparimin e njohurive dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Kjo ngjarje shërben si një hapësirë për fuqizimin e lidhjeve ndërmjet universiteteve, instituteve kërkimore dhe praktikuesve të fushës.
Punimet e kongresit do të vazhdojnë deri më 5 tetor, duke premtuar një program të pasur dhe të frytshëm për të gjithë pjesëmarrësit.