UBO Consulting është në kërkim të Anketuesve me orar fleksibil të punës për komunat: Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog dhe Deçan. Anketuesit e përzgjedhur do të jenë përgjegjës për realizimin e anketave në komunat ku ata/ato jetojnë.
PËRGJEGJËSITË – Të punësuarit do të jenë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:
- Testimi i pyetësorëve;
- Pjesëmarrja në trajnim të anketuesve (të organizuar në Prishtinë);
- Realizimi i anketave në terren;
- Komunikimi i rregullt me mbikëqyrësit;
- Bashkëpunimi me mbikëqyrësit për kontrollë të anketave të realizuara;
KUALIFIKIMI – Kandidatët preferohen të kenë disa nga aftësitë e mëposhtme:
- Të jetë duke vijuar studimet Bachelor apo t’i ketë studimet Bachelor të përfunduara
- Posedimi i patentë shoferit (kategoria B)
- Preferohet eksperiencë e mëhershme me hulumtime
- Të mos jetë anëtar/e e ndonjë partie politike
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj me titull “Aplikim për anketues/e (Emrin e Komunës)” në email adresën [email protected].
Konkursi është i hapur deri më datë 04.12.2018.