Zyhdi Hajzeri[1]
Hyrje
Hulumtimi i konceptit të krimit të informacionit, studimi i historisë së fillimit të shfaqjes së këtij informacioni dhe rëndësisë së tij, pastaj krimet dhe ndikimi i tyre në jetën e njeriut, veçanërisht tani kur po ndodh një lloj transformimi i shkallëshkallshëm elektronik dhe kur metodat e vjetra po zëvendësohen nga të rejat, më moderne dhe më komplekse, është shumë i rëndësishëm.
Prandaj, duhen gjetur zgjidhje, metoda dhe mjete për eliminimin e krimeve të tilla, ose të paktën duhet të përpiqemi që t’i kontrollojmë ato për sa të jetë e mundur, ngase kjo do ta çojë njerëzimin në shkatërrimin e sekreteve dhe shenjtërisë së tyre. Mirëpo, kjo nuk është në përputhje me jetën e tanishme, andaj duhet të bëjmë kujdes.
Jemi munduar të kuptojmë se çfarë është krimi informativ, cilat janë format e tij dhe cilat janë metodat përmes së cilave mund t’i kontrollojmë këto krime, duke i ndarë ato në hetime dhe, brenda tyre, në metoda përmes të cilave e shohim këtë lloj krimi.
Hulumtimi në temën e krimit informativ (kibernetikë) është i rëndësishëm ngaqë, pas hulumtimit për konceptin dhe historinë e tij, rezulton se është një dukuri moderne dhe shumë e vështirë dhe se shtetet nuk duhet të tallen dhe të mos përballen me të me seriozitetin e mjaftueshëm, sepse është një krim i rrezikshëm që pas disa vitesh do të shndërrohet në dukuri të pashmangshme, që do të përsëritet shpesh, sepse interneti dhe mjetet e veprimeve nëpërmjet tij po zhvillohen vit pas viti dhe brez pas brezi, sigurisht që kontrolli i tij bëhet vetëm duke zhvilluar zgjidhje të reja për t’u përballur me këtë rrezik të ardhshëm, që është interneti.
Rëndësia e punimit
Përpjekja për të studiuar temën e krimit elektronik ka stimujt e saj normalë, moralë dhe materialë. Ai është përpjekje për të prekur aspekte të këtij krimi, për të hulumtuar nëse është i mundur kontrollimi i tij, si dhe një përpjekje për t’i kufizuar metodat përbërëse të përdorura në këtë lloj krimi, përfshirë edhe ato morale. Kjo mundëson që të qetësohen dhe sigurohen njerëzit për jetën e tyre dhe pronën nëpërmjet pranisë së një autoriteti në shtet që mund t’i kërkojë autorët dhe t’u kërkojë llogari e t’i dënojë.
Koncepti i krimit kibernetikë
Krimi kibernetikë është një nga krimet e rënda të krijuara në fushën e informatikës në internet, pasi shkenca ka hyrë në një epokë moderne si rezultat i një revolucioni që ndodhi në fushën e teknologjisë dhe komunikimit që nuk ekzistonte në epokat e mëparshme në vendin dhe shoqërinë tonë. Koncepti i krimit kibernetikë i referohet çdo akti që kryen autori që çon në vjedhjen e informacionit, shpërndarjen e informacionit të besueshëm, ose marrjen e paligjshme të informacionit të rëndësishëm ushtarak për çdo vend, për të cilin parashihet dënim sepse konsiderohet krim. Për ta njohur krimin kibernetikë në detaje, konceptin e secilit prej tyre duhet ta njohim veç e veç dhe kjo duhet të trajtohet që nga rrezikshmëria dhe konfrontimi i këtij krimi me ligjin dhe te drejtën, duhet trajtuar hetimin e krimit kibernetikë dhe historikun e tij.
Konfrontimi kriminal i terrorizmit kibernetikë
Krimi kibernetikë në të gjitha format e tij është një rrezik, i cili mund t’i prek njerëzit, si rezultat i një revolucioni masiv informacioni që ndodhi në botë.
Në epokën moderne ka pasur krime të panumërta elektronike, të kryera nga njerëzit, përmes kodeve të cilat ata posedojnë si rezultat i njohurive të tyre të larta në fushën e internetit. Kjo kërkon mbrojtje adekuate për të gjithë njerëzit, qofshin ata popuj, individë apo qeveri, si dhe mjete të mjaftueshme për të parandaluar që një gjë e tillë të ndodhë.
Këtë çështje do ta trajtojmë dhe ta studiojmë në disa pika, duke filluar me atë se si të hetohen krimet elektronike. Më pas do të tregojmë për vështirësitë me të cilat po përballen qeveritë për zbulimin e autorëve të krimeve dhe, në fund, do ta trajtojmë rolin e shteteve në luftën kundër krimit kibernetikë.
Hetimi i krimeve kibernetike
Mbrojtja e jetës private të individëve është bërë çështje e tyre dhe një kërkesë reale që autoritetet ekzistuese duhet ta mbrojnë. Kjo e drejtë dhe ndjekja penale e çdo akti që përbën shkelje të të drejtave të individëve, është detyrë e organeve kompetente për hetimin e këtyre krimeve, policisë. Ajo e ndjek atë nëpërmjet masave që merr për të zbuluar krimet, për të njohur autorët e tyre dhe për të mbledhur të gjitha informacionet e rëndësishme që lidhen me ta.
Hetimi mund të kryhet ose me autorizim ose nga vetë policia, ku ata duhet të përpilojnë raporte dhe vendimet të fillimit te hetimeve, të cilat janë gjithmonë të natyrës konfidenciale. Hetimet përfshijnë intervistimin e dëshmitarëve dhe këdo që ka lidhje me krimin, si dhe marrjen e dëshmisë së viktimës dhe njohjen nëse ai e ka njohur këtë person apo jo në mënyrë që të mbledhin sa më shumë informacione për veprën penale (Mobarek, 2014 )
Procesi i hetimit nuk është gjë e lehtë, pasi qe hetuesi që kryen hetimin duhet të jetë shumë i ditur në fushën e rrjetit të informacionit. Hetuesit e zakonshëm nuk e kanë aftësinë për ta bërë këtë, pasi kanë frikë të përdorin internetin dhe nuk u kushtojnë vëmendje zhvillimeve në fushën e krimeve kibernetike. Policia gjithashtu mund të ketë mangësi teknike, siç është mungesa e aftësive teknike në këtë lloj krimi dhe mungesa e njohurive të mjaftueshme për metodat me të cilat kryhet krimi kibernetikë (Ibrahim, 2010)
Procesi i hetimit është një kufizim serioz dhe i madh për punonjësit e sigurisë, sepse ata nuk janë te specializuar për krimet kibernetike, pasi roli i tyre deri me tani ishte i kufizuar në vrasje, rrahje dhe vjedhje, si dhe në Kodin Penal, prandaj policia vështirë do të mund të përballet me krimin informativ, i cili ndodh në mënyrë shumë teknike dhe kjo duhet të behet duke krijuar një mekanizëm të caktuar për të ndjekur këtë lloj krimi (Hegazi, 2007)
Vështirësitë me të cilat përballet hetimi i krimit kibernetikë
Vështirësitë e shumta që e pengojnë detyrën e hetimit të krimeve elektronike, bëjnë të mundur që kryesi i këtij krimi t’i fshijë lehtësisht provat edhe nga vet institki i tij dhe përvojës së tij elektronike në fushën e internetit dhe vështirësive të llojeve të ndryshme, disa prej të cilave lidhen me autoritetin që zhvillon hetimin dhe disa prej tyre lidhen me provat. Provat shkencore tregojnë se krimet kompjuterike ndryshojnë, se ka vështirësi të dukshme në rrugën e zbulimit të tyre dhe se zbulohen vetëm 1% e krimeve të kryera të rasteve që raportohen, madje edhe rastet elektronike që u paraqiten gjyqtarëve për të vendosur për to, provat nuk ishin të mjaftueshme përveçse në kufijtë prej 5% te rasteve (Hamad, 2006)
Një nga vështirësitë më të mëdha me të cilat përballet hetuesi penalë në procesin e hetimit është zhdukja e provave fizike të krimit, sepse krimi informativ nuk zhvillohet në një kuadër që lidhet me letrat dhe obligacionet, por nëpërmjet një kompjuteri përmes të cilit shkelësi mund të dërgojë impulse elektronike të padukshme, të cilat mund të ndodhin përmes ngacmimeve në të dhënat kompjuterike përmes një kohe rekord prej një fraksioni të sekondës, gjithashtu mund t’i fshijë ato në më pak se një sekondë përpara se të arrijë në dorën e hetuesve (Hegazi, 2007).
Vështirësi tjetër me të cilën përballet hetimi është pamjaftueshmëria e mjeteve teknike në dispozicion, që do të thotë se viktima nuk ka mjete të mjaftueshme për t’u mbrojtur, prandaj krimi ndodh shpesh, për shembull, një person që ruan të dhënat e tij dhe fotot e tij private duke përdorur një kod sekret që duhet të futet dhe pas kësaj njeriu e ndjen veten të sigurohet, por, ai habitet pastaj se ka një person tjetër i cili ka mjete më efektive përmes të cilave mund të zhvillohet procesi i depërtimit ne te dhënat edhe pse te ruajtur me kod (Hamad, 2004).
Ndër vështirësitë e tjera me të cilat përballet hetimi i krimeve elektronike është mungesa e efekteve materiale në krahasim me krimet tradicionale, pasi krimet tradicionale si rrahja, vrasja, plagosja dhe krime të tjera të tilla kanë prova të dukshme dhe kjo për shkak se kryerja e tyre lë gjurmë, që mund të perceptohet nga shqisat kur është e mundur, vëzhgimi i plagëve si dhe shenjave të helmimit si rezultat i përdorimit të lëndës helmuese nga autori në krimin e vrasjes, por krimet elektronike shpesh fshehin të gjitha efektet materiale nga shkelësi (ElHejtij, 2006)
Sa u përket vështirësive që rrjedhin nga hezitimi për ta denoncuar këtë krim, është se këto krime nuk arrijnë tek institucionet e sigurisë dhe hetuesit me mjete normale, për shkak të vështirësisë së zbulimit të tyre nga persona, kompani ose individë (Bejumij, 2007), pasi krimi mbetet i fshehur nëse nuk denoncohet me kohë dhe hapja e çështjes penale vështirësohet.
Lufta ndërkombëtare kundër krimit kibernetikë
Shtetet duhet të krijojnë sistem shkëmbimi të informacionit përmes të cilit të hetohen të gjitha krimet. Po ashtu, është e nevojshme të vendosen metoda elektronike, rregulla ligjore dhe ndëshkime për të qenë gati për të luftuar krime të tilla. Ne besojmë se çdo vend ka zhvilluar një sistem ligjor më vete në dritën e zhvillimit që ka ndodhur, ashtu që shumë shtete sigurojnë mbrojtje të veçantë të individëve, qoftë për ndalimin e regjistrimit të paligjshëm të tingujve dhe imazheve ose kriminalizimin e zbulimit të sekreteve private të individëve ose transmetimit të tyre.
Shteti i Jordanisë, ka shfaqur disa tendenca, duke përfshirë ata që thanë se hyrja dhe qëndrimi i paautorizuar ne mjetin elektronik pa bërë hulumtime nuk kriminalizohet, dhe të tjerë thanë se hyrja dhe qëndrimi i paautorizuar në sistemin e informacionit është krim sepse është e mundur që mund të ketë informacione që mund të jenë të dhëna ushtarake ose private, të dhëna të klientëve ose të dhëna individuale (Abdulkarir, 2010).
Ligji elektronik amerikan e lejon instalimin e pajisjeve për regjistrimin e komunikimeve në rastet kur është e nevojshme, pa leje nga Prokuroria Publike, në rast se ekziston rrezik i pranishëm për jetën ose rrezik i rëndë për sigurinë fizike (Mahmud Ibrahim, 2010)?
Për sa i përket ligjit të Jemenit, në nenin 256 të Kodit Penal të Jemenit parashikohet që çdokush që dhunon shenjtërinë e jetës private në kushte të paautorizuara, do të dënohet me burgim për një periudhë jo më shumë se një vit ose gjobë për këdo që cenon shenjtërinë e jetës private në rrethana të paautorizuara me ligj në rast përgjimi ose transporti përmes ndonjë prej pajisjeve (El Hajli, 2009).
Sa i përket ligjit të Bahrejnit, në nenet (350, 351), sanksionon rastet kur një veprim është kryer nga shkelësi në kundërshtim me ligjin, qoftë edhe jo publikisht, ose nëse ekspozon një femër me një veprim që cenon modestinë e saj. Gjithashtu, çdo veprim i kryer me anë të telefonit, kur shkelësi mund të shfaqë imazhe të pahijshme duke i shfaqur në publik ose duke i bërë ato të qasshme për publikun (Mubarek, 2014).
Për sa i përket ligjit francez, kjo vepër është penalizuar në nenin (187) të Kodit Penal Francez i cili e konsideruan krim faktin e hapjes së korrespondencës, dhe bisedat personale telefonatat dhe komunikimet, sepse përmes tyre mundësohet shkëmbimi i informacioneve dhe sekreteve (Xhafer, 2013).
Ligjvënësit duhet të hartojë një ligj mbi krimin e informacionit, i cili duhet të fillojë me hapa te saktë për shkak të zbatimit të mirë të tij, duke përfshirë rregullimin e punës së zyrave të internetit dhe kompanive të telekomunikacionit përgjegjës për internetin. Nëse parlamentarët tentojnë të hartojnë një ligj për të luftuar krimin kibernetikë, ai duhet të parashohë që dënimet e parashikuara të rishqyrtohen, sepse disa prej tyre janë të ekzagjeruar. Ne gjithashtu besojmë se ligjvënësit duhet të rishqyrtojnë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Konkluzione
- Krimi kibernetikë është një fenomen relativisht i ri që nuk ka ekzistuar që nga lashtësia, por është zhvilluar dhe ka lindur përmes Evolucionit te internetit.
- Krimi kibernetikë kryhet me mjete që nuk kërkojnë shumë përpjekje, pasi shumë krime kryhen me klikim të një butoni.
- Lehtësia e fshehjes së provave që vërtetojnë fajësinë e autorëve.
- Dështimi i plotë i shume qeverive për të gjetur një zgjidhje për këtë problem deri më sot, ndryshe nga disa vende që kanë vendosur ligje për përballje me këtë lloj të krimit.
- Duke studiuar konceptin e krimit kibernetikë, na bëhet e qartë shkalla e rrezikut qe i kanoset mendjes njerëzore nga shtrirja e forcës së mendjes elektronike e cila ne fillim ishte thjesht një mjet i zakonshëm komunikimi.
- Pas këtij studimi zbuluam se ka probleme që rrethojnë botën e jashtme që pengojnë kontrollin e këtij problemi.
- Zgjidhjet e paraqitura nëse ndiqen nga vendet, është e mundur te kontrollohet ose të paktën të zvogëlohet rreziku.
Sugjerime
- Studimi i krimit kibernetikë në të gjitha aspektet e tij, duke përfshirë veprimet, mjetet, imazhet, njerëzit, etj.
- Anëtarësimi në konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krimin kibernetikë dhe mjetet që mund të ndiqen për ta reduktuar atë.
- Zhvillimi i një sistemi të vetëm juridik nga vendet që merren me këtë çështje dhe të formulohet në mënyrë të rregullt.
- Vendosja e kontrollit të gjithanshëm mbi objektet e rëndësishme ushtarake, ekonomike apo edhe politike me qëllim që të behet mbrojtja e tyre sepse shikimi i tyre dëmton sovranitetin e shtetit.
- Sigurimi i linjave të para të mbrojtjes duke përdorur aplikacione firewall që janë në formën e një filtri qe parandalon që kërkesat e dyshimta të arrijnë te pajisjet e furnizuara.
- Verifikimi i identitetit duke zhvilluar programe, të cilat kanë shërbimet e evidentimit, strukturat kyçe publike, dhe rrjetet private virtuale.
- Përdorimi i mjeteve për të bllokuar përmbajtjen e dyshimtë që hyn në pajisjet digjitale. Ligji të mundësojë që të gjitha këto të përfshihen në softuerë dhe mjete, të cilat ndihmojnë që të ndodhë sa më pak krim informacioni.
[1] Zyhdi Hajzeri, [email protected]; Fakulteti Juridik, Universiteti “Haxhi Zeka”, www.unhz.eu, Pejë, Republika e Kosovës.