Delegacioni i kolegjit AAB kryesuar nga prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie ndërkombëtare, prof.ass.dr. Venera Llunji dekani i Fakulteti Ekonomik, Prof. Roberta Bajrami, përgjegjës për implementim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucione, Znj. Gresa Makolli drejtuese e Qendrës së Karrierës dhe studentë të fakultetit ekonomik vizituan Universitetin Haxhi Zeka.
Ata u pritën nga menaxhmenti i lartë i institucionit, prof.ass.dr. Majlinda Belegu, kyesuese e Këshilit Drejtues, prof.dr. Armand Krasniqi, Rektor, prof.dr. Edmond Beqiri, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rritje të Cilësisë, Prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj, prorektore për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, prof.ass.dr. Vjosa Hajdari, prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, koordinatorja për Kërkime Shkencore, Ud Sekretarja e Përgjithshme e UHZ-së, LL.M Tirana Baftiu Hasani, prof.ass.dr. Suada Ajdarpasic dhe prof.ass.dr. Emin Neziraj, përgjegjës për implementimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga UHZ.
Gjatë kësaj vizite nga kolegji AAB u dhuruan për bibliotekën e UHZ-së libra të fushave të ndryshme të studimit. Rektori i UHZ-së falenderoj dhe çmoj lartë kontributin e kolegjit AAB në pasurimin e bibliotekës. Në vazhdë të aktiviteteve studentët e kolegjit AAB dhe të UHZ-së mbajtën një diskutim mbi temën “Sfidat e menaxhimit të inflacionit në republikën e Kosovës”. Bashkëpunime të tilla me kolegjin AAB do të vazhdojnë të intensifikohen edhe në të ardhmen në fusha për të cilat është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit.