Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, i përbërë nga Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala, Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj, Prof.Asoc.Dr. Halit Shabani, Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj, Prof.Asoc.Dr. Florin Peci, Prof.Ass.Dr. Vehbi Ramaj, gjatë vizitë së tyre në Gjermani, u pritën nga Shkëlqesia e saj, Znj. Fatmire Musliu, Konsull e Përgjithshme e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt, dhe Shkëlqesia e tij, Ztr. Fidan Ibrahimi, Konsull në këtë Konsullatë.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni u njoftua me punën e shkëlqyer që Konsullata është duke kryer, dhe për shërbimet konsullore që po u ofrohen qytetarëve të Republikës së Kosovës në këtë hapësirë së shtetit gjerman. Konsullata është duke krijuar të hyra të larta për shtetin e Kosovës si dhe duke përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës në aktivitete të shumta me rëndësi ekonomike dhe kulturore për vendin tonë.
Delegacioni i UHZ-së diskutoi mundësitë e vazhdimësisë së komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe Konsullatës.
[Best_Wordpress_Gallery id=”199″ gal_title=”Vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjermani”]