Rektori i universitetit “Haxhi Zeka” me bashkëpunëtorë vizituan Parkun Shkencor dhe Teknologjik në Podgoricë/Mal të Zi. Delegacioni nga UHZ u prit nga Drejtoresha Ekzekutive e Parkut znj. Valentina Radulovic dhe Menaxheri i Programit të Aktiviteteve z. Radivoje Drobnjak.
Qëllimi i vizitës së delegacionit nga UHZ në këtë qendër inovative është shkëmbimi i përvojave dhe zgjerimi i njohurive rreth zhvilllimit dhe aktiviteteve të Parkut Shkencor dhe Teknologjik. Delegacioni vizitoi nga afër infrastrukturën në përfundim të Parkut dhe u njoftua për aktivitetet e ardhshme të tij.
Delegacioni nga UHZ shprehu interesin e institucionit që përfaqëson për praktikat, dobitë dhe risitë që mund të sjellë Parku Shkencor dhe Teknolgjik, duke vënë theksin në zhvillimin ekonomik, akademik dhe atë shoqëror. Kjo vizitë është vlerësuar si e rëndësishme nga pala pritëse e cila shprehu përkushtimin për të përkrahur UHZ-në drejt realizimit objektivave të tij strategjik në fushën e forcimit të komponenteve të programeve të teknologjisë, inovacionit, shkencës inovative dhe ofrimit të shërbimeve moderne të biznesit dhe shoqërisë