Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Bajrush Sezairi, vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku u prit nga Menaxhmenti i UHZ-së në krye me Rektorin Prof.Dr. Fadil Millaku..
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi për së afërmi rreth procesit të akreditimit dhe mësimit në gjuhën boshnjake. Ne e njoftuam zëvendësministrin në lidhje me procesin e akreditimin dhe shqetësimet tona lidhur me këtë proces.