VIZITË PUNE NË UNIVERSITETIN EPOKA DHE INSTITUTIN KANADEZ TË TEKNOLOGJISË

VIZITË PUNE NË UNIVERSITETIN EPOKA DHE INSTITUTIN KANADEZ TË TEKNOLOGJISË

Rektori i Unviersitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) ndodhet në një vizitë pune në Tiranë. Arsyeja e vizitës është krijimi i partneriteteve me institucione të arsimit të lartë dhe organizata të tjera. Qëllimi i tyre është mbështetja e UHZ-së në arritjen e objektivave të tij strategjike të avancimit të arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Gjatë ditës së sotme rektori Krasniqi u takua me rektorin e Universitetit Epoka, Prof. dr. Ahmet Oztas. Ata u dakorduan për të iniciuar procedurat për bashkëpunim në fusha me interes të të dy institucioneve. Rektori Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet UHZ dhe institucioneve të rëndësishme të arsimit të lartë në Shqipëri. Po ashtu edhe të përfitimit reciprok të përvojave më të mira në fusha të ndryshme, duke vënë theksin në zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin në përgjithësi. Nga ana tjetër, rektori Oztas mirëpriti idenë e bashkëpunimit me UHZ-në në fushat e lartcekura. I njëjti u zotua për bashkëpunim të frutshëm ndërmjet UHZ-së dhe universitetit Epoka.

Gjithashtu, gjatë ditës rektori Krasniqi u takua edhe me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. dr. Ismail Kocayusufoglu të Instituti Kanadez të Teknologjisë. Ky është një institucion i cili me programet e tij është kryesisht i fokusuar në fushat e teknologjisë. Fokusi i takimit ishte diskutimi për projekte të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve. Takim ishte mbresëlënës, me ide dhe projekte të përbashkëta. Në një të ardhme të afërt dy institucionet do të formalizojnë partneritetin me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Gjatë takimeve rektori Krasniqi u shoqërua nga z. Blerim Gjeladini, përfaqësues i Terra World. Me këtë të fundit UHZ është duke bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit, respektivisht të marketingut digjital. Falë bashkëpunimit me Terra World, UHZ është universiteti i parë në Kosovë i cili ka integruar Viber Bot, Viber Business Messages dhe Viber Chanel, të gjitha të verifikuara me blue tick.

Universiteti “Haxhi Zeka”, synon të bëhet lider në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrësisë dhe çdo bashkëpunim i këtij institucioni është i fokusuar për dhe tek studentët.

Translate »