1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun janë:
2.1 Siguron përkrahje të plotë në promovimin e punës së UHZ-së, informimin e publikut në lidhje me punën e UHZ-së, bën përgatitjen e komunikatave për media dhe monitorimin ditor të mediave të shkruara dhe elektronike, vendore dhe ndërkombëtare për interes të UHZ-së;
2.2 Është pikë kontaktuese me media në ofrimin dhe sigurimin e komunikimit me media lidhur me aktivitet e UHZ-së;
2.3 Furnizon ueb faqen e UHZ-së për promovimin e punës, mesazhit të UHZ-së në rrjetet sociale, dhe është pikë kontaktuese në zbatimin e ligjit rreth kërkesave që kanë të bëjnë me kërkesat për Qasje në Dokumente Publike;
2.4 Është pikë kontaktuese në kordinimin e raportimit për Qeverin e Kosovës-Ministrin e Integrimeve Evropiane mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
2.Zyra për Marrëdhënie me Publikun udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, i cili raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
3.Me sistematizimin e vendeve të punës Zyra për Marrëdhënie me Publikun përbëhet nga këto pozita:
3.1 Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun/Zëdhënës i UHZ-së;
3.2 Zyrtar për komunikim me Publikun.
4.Numri i të punësuarve në zyrën për Marrëdhënie për Publikun është dy (2).