Zyra e TI-së është përgjegjëse për menaxhimin teknik dhe mirëmbajtjen e rrjetit të TI-së të UHZ-së, zhvillim të procedurave për masat e sigurisë së infrastrukturës së internetit, të serverëve dhe funksionim të tyre në përputhje me politikat e aplikueshme të qeverisjes elektronike, që përfshijnë:
Operacionet ditore të tavolinës ndihmëse, monitorimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të dhomën e serverëve dhe pajisjeve esenciale të infrastrukturës;
Mbledhja e fakteve relevante mbi nevojat dhe kërkesat e të gjitha njësive organizative duke përfshirë nevojat esenciale;
Menaxhimi i Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS);
Menaxhimi i WEB-it;
Përgatitjen e tenderëve dhe menaxhimin e kontratave për furnizim të pajisjeve të TI-së, shërbimet e fotokopjimit dhe shërbimet e internetit dhe rrjetit VPN;
Menaxhimi i paketave tjera softuerike dhe menaxhimi i rrjetës në objekt;
Mirëmbajtja e databazës së kërkesave/parashtresave.
Zyra e TI-së udhëhiqet nga Drejtori i TI-së, i cili raporton të Sekretari i Përgjithshëm.
Me sistematizimin e vendeve të punës, Zyra e TI-së përbëhet nga këto pozita: