I. Detyrat – përgjegjësitë:
• Organizon dhe koordinon punën e zyrës për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie;
• Përgatit kontratat e punës për stafin akademik të rregullt dhe të angazhuar të universitetit;
• Përpilon informata, analiza dhe raporte të ndryshme statistikore për personelin akademik të Universitetit dhe për nevoja të Universitetit, si dhe i azhurnon të dhënat për personelin;
• Përpilon informata dhe bashkëpunon me fakultetet lidhur me publikimin dhe realizimin e konkursit për personelin akademik të Universitetit;
• I përpilon pasqyrat e llogaritjes se orëve mbi normë dhe honorar, në bazë të propozimeve të fakulteteve për angazhimin e personelit akademik;
• Bënë përgatitjen e materialit për mbledhjet e Komisionit të studimeve, Këshillit qendror të studimeve të doktoratës, Senatit të Universitetit, në të cilat trajtohen çështje akademike dhe Përsosmëri në mësimdhënie;
• Kryen punë në koordinimin me Senatin e UHZ-së, Këshillin Drejtues, Njësitë Akademike, Institutet, si dhe me këshillat, komisionet dhe grupet punuese në sektorin e mësimdhënies, çështjeve akademike dhe çështjet e ndërlidhura;
• Nën udhëheqjen e Prorektorit për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, e përpilon planin e punës se Zyrës dhe e mbikëqyr realizimin e tij;
• Identifikon nevojën për fushat e trajnimit të stafit akademik në koordinim më prorektorin për çështje akademike dhe dekanët e njësive akademike;
• Përmes zyrës për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie organizohen trajnime që do të ndihmojnë zhvillimin profesional të stafit akademik të UHZ-së. Monitoron zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit nga ana e stafit akademik;
• Në bashkëpunim më menaxhmentin, njësitë akademike dhe me stafin akademik do të hartojnë plane dhe do të realizojnë trajnime e aktivitete të tjera në funksion të promovimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit;
• Ofron mbështetje individuale stafit akademik për planifikimin e zhvillimit e tyre profesional respektivisht në hartimin e planeve individuale zhvillimore për periudhën një vjeçare;
• Në baza vjetore do të bëj identifikimin e nevojave të stafit akademik për zhvillim profesional të stafit akademik, përkatësisht për trajnime në funksion të zotërimit dhe zbatimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit nga ana e stafit akademik;
• Zyra për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie në bashkëpunim me Prorektorin për Mësimdhënie dhe me Dekanët e fakulteteve do të organizojë monitorim të stafit akademik në lidhje me zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit;
• Në koordinim më menaxhmenit Zyra për Çështje Akademike dhe Përsosmëri në Mësimdhënie organizon monitorime të rregullta së paku një herë në vit për secilin mësimdhënës, monitorime “ad-hoc” në raste të ankesave, si dhe monitorim me rastin e avancimit të personelit akademik;
• Përgatit statistika për nivelin e implementimit të metodave bashkëkohore nga mësimdhënies dhe të vlerësimit, si dhe do ta përkrahë stafin akademik në këtë drejtim përmes aktiviteteve që do të organizohen nga menaxhmenti i UHZ – së;