- Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Çështje Studentore janë:
- Organizon, koordinon punën me Menaxhmentin e UHZ-së, propozimet e Njësive Akademike për numrin e studentëve që do t’i regjistrojnë në vitin vijues akademik dhe të njëjtat i’a dërgon Senatit për miratim;
- Organizon dhe përgatitë dinamiken e realizimit të konkursit dhe planin e angazhimit të zyrtarëve të sektorit për çështje të studentëve dhe personave të tjerë në regjistrimin e studentëve të rinj;
- I bën përgatitjet e nevojshme teknike dhe regjistrimin e studenteve në vitin e parë të studimeve;
- I informon fakultetet për studentët e regjistruar dhe për ata që nuk janë regjistruar;
- Pas përfundimit të konkursit, e harton raportin përfundimtar – pasqyrat e studentëve të regjistruar në vitin e parë të studimeve;
- Lëshon vërtetime lidhur me regjistrimin e studentëve dhe statusin e studentit;
- E përgatit dhe kujdeset për publikimin e “Informatorit për studentët e rinj” dhe për shpërndarjen e tij nëpër Njësi Akademike;
- Menaxhon dhe përgatit statistikat për numrin e përgjithshëm të studentëve në të gjitha nivelet e studimeve.
- Përgatit diplomat, verifikon dhe mban librin amëz për studentët e pajisur me diploma.
- Drejtori i Zyrës për Shërbime të Studentëve, raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore.
- Zyra për çështje studentore në sistematizimin e vendeve të punës, përbëhet nga këto pozita:
- Drejtor i zyrës për çështje studentore (1 nëpunës);
- Zyrtar për shërbime të studentëve (1 nëpunës);
- Zyrtar për diploma (2 nëpunës).
Numri i të punësuarve në zyrën për çështje studentore është katër (4).