ZYRA PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS

Sipas Rregullores së Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, neni 21, detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Zhvillim të Karrierës janë:

• Inicion marrëveshje të mundshme mes UHZ-së dhe organizatave – kompanive të ndryshme, me qëllim të krijimit të vendeve për punë praktike apo edhe punësimit të studentëve të UHZ-së;
• Mbanë takime me stafin menaxherial, stafin akademik, stafin administrativ të Universitetit, me punëdhënës, vizitorë të huaj, etj;
• Koordinon hulumtime të ndryshme që realizon ZZHK-ja, si dhe harton plane për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të ZZHK-së;
• Merr pjesë në konferenca, seminare, trajnime, tryeza të rrumbullakëta që ndërlidhen me zhvillimin e karrierës së të rinjve, etj;
• Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, në aspektin operacional raporton te sekretari i përgjithshëm, ndërsa për qështje profesionale që lidhen me detyrat e punë raporton dhe i kordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë.
• Zyra për Zhvillim të Karrierës me sistematizimin e vendeve të punës, përbëhët nga:
Drejtori i Zyrës dhe 2 Zyrtar(nëpunës) të Karrierës.

Translate »