Roli i bashkëatdhetarëve, siç është z. Edvard Kuzhninit dhe bashkëshortja së tij znj. Leonora, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zarë të Republikës së Kroacisë ishte i një rëndësie të veçantë gjatë fund Majit të këtij viti në mbështetjen e Korit të studentëve dhe të profesorëve të Fakultetit të Arteve dhe posaçërisht gjatë të vizitës së fundit zyrtare pesë ditore të menaxhmentit të Universitetit Haxhi Zeka në Universitetin e Zarës.
Pa asnjë dilemë edhe kësaj radhe, si çdo herë me parë, bashkëatdhetarët dëshmuan rolin e tyre të rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare dhe në ndihmën e nevojshme për të mbështetur universitetin dhe komunitetin akademik në kohë jo të lehta. Ata, me angazhimin e tyre, po ndihmojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe sfidat që përballen studentët dhe profesorët tonë, si po ndihmojnë në organizimin e fushatave për të siguruar burime të nevojshme për të përmirësuar kushtet e studimit dhe të punës në universitet. Si të tillë, janë shndërruar zëra të fuqishëm për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të bërë thirrje për mbështetje nga institucionet dhe organizatat relevante në nivel ndërkombëtar.
Ata, pa hezitim, po përdorin rrjetet e tyre të kontakteve dhe influencën e tyre për të siguruar mbështetje, burime dhe ndihmë praktike për universitetin dhe komunitetin akademik. Po ashtu ajo se çka i karakterizon ata është mbështetja vëllazërore duke mos e kursyer as bukën e tyre për ta ndarë me ne. Ata kanë qenë, mbetën dhe do të jenë një shembull frymëzues për të tjerët dhe të ndihmojnë në ngritjen e moralit dhe motivimit të të gjithë komunitetit akademik në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë.