KONKURS për emërimin e personelit akademik të rregullt

KONKURS për emërimin e personelit akademik të rregullt

Me bazë në nenin 8 të Ligjit nr. 03/L-212 të Punës, nenit 26 të Ligjit nr. 04/L-037 mbi Arsimin e Lartë të Kosovës, nenin 169,170, 171, 172, 173, 174 të Statutit nr. 04-V-622 të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Rregulloren nr. 025/23 për Procedurat Vlerësuese dhe Përzgjedhëse Lidhur më Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik të Rregullt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2023, vendosi të:

Shpall
K O N K U R S
Për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të rregullt në UHZ

Fakulteti i Agrobiznesit

Për riemërim/avancim:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Lëndët e Para me Origjinë Bimore, Të Ushqyerit e Bimëve;
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Kimia e Përgjithshme, Kimia Analitike;
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Ekologjia Bujqësore, Ekologjia 1 dhe 2;
  4. Një mësimdhënës për lëndët: Kimia Ushqimore, Kimia Organike;
  5. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Agroekonomisë, Ekonomia e Prodhimeve Bujqësore;

Emërim për herë të parë në thirrjen përkatëse:

Emërimin e një profesori për lëndët: Bazat e Transmetimit të Nxehtësisë, Masës dhe Lëvizjes në Industrinë Ushqimore, Teknologjia e Përpunimit të Fruta-Perimeve;

Për riemërim:

Një asistent për grup lëndësh nga Teknologjia Ushqimore.

Fakulteti i MTHM – së

Për riemërim/avancim:

Një mësimdhënës për lëndët: Toksikologjia Mjedisore, Menaxhimi i Mbeturinave;

Fakulteti i Arteve

Për riemërim/avancim:

Një mësimdhënës për lëndët: Piano Obligative I-II-II-IV-V-VI dhe Duo Pianistike I-II;

Mënyra e  aplikimit

  1. Kandidatët të cilët aplikojnë për më shumë se një pozitë duhet të sjellin kopje fizike për aq pozita sa aplikojnë. 
  • Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme (të cilat kërkohen sipas Rregullores nr. 025/23 për Procedurat Vlerësuese dhe Përzgjedhëse Lidhur më Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik të Rregullt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe konkursit) duhet fillimisht të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: [email protected] dhe pastaj në formë fizike në zyrën e protokollit në Rektorat.
  •  Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. 
  • Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes në web-faqen zyrtare të Universitetit dhe gazetë, përkatësisht nga dt. 07.04.2023, deri  më dt. 21.04.2023.

Ju lutem shkarkoni këtu formularin për aplikim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: https://old.unhz.eu

K O N K U R S A
Za imenovanje, reizbor i unapređenje redovnog akademskog osoblja na UHZ

Translate »