Në kuadër të fushatës edukative, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë të martën më 12 qershor 2018, ora 10: 00, u mbajt diskutim rreth “Politikave më të qarta për avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë”.
Pjesëmarrëse nga Universiteti “Haxhi Zeka” ishin Prof. Ass.Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati U.d Dekane e Fakultetit Juridik, Prof.Ass. Dr. Mimoza Hyseni-Spahiu Prodekane për Financa në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis dhe MSc. Albulena Avdili Asistente në Fakultetin e Biznesit.
Prorektorja Sabiha Shala e njoftoj Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadoren Nataliya Apostolova dhe pjesëmarrësit e tjerë për menaxhimin e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe planeve për avancimin e cilësisi në arsim nga UHZ. Po ashtu kërkoj përkrahje nga Ambasadorja Nataliya Apostolova për të arritur këto objektiva dhe në veçanti krijimin e infrastrukturës.