01.10.2014
Universiteti “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me Komunën e Pejës, përkatësisht Drejtorinë për shërbime publike dhe kompaninë regjionale “Ambienti” në Pejë, sot shënuan 1 Tetorin me aktivitete të pastrimit të hapësirës universitare. Në këtë aktivitet ishin të përfshirë stafi akademik, administrativ dhe studentët e UHZ-së.