Neni 27
Zyrat Administrative në Njësitë Akademike (në Fakultete)
- Zyra e Sekretarit të Njësisë Akademike
- Cdo Njësi Akademike (Fakultet) ka Zyrën Administrative e cila ka këto detyra dhe përgjegjësi:Zyret Administrative të Njësive Akademike janë përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike, struktura e të cilave do të caktohet nga fushëveprimi i vetë njësive në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.
- Me autorizim të veçantë, përfaqësojnë Njësinë Akademike në konteste gjyqësore;
- Zyrat administrative përpilojnë rregullore për nevoja të Njësisë Akademike për miratim nga Këshilli i Njësisë Akademike, Këshilli Drejtues dhe Senati; Përgatitin vendime të miratuara nga Këshilli i Njësisë Akademike; Koordinojnë përgatitjen, zbatimin, raportimin, dhe vlerësimin e buxhetit të Njësisë Akademike;
- Zyrat administrative të Njësisë Akademike mbajnë të dhëna dhe dosje të qëndrueshme për: personelin e Njësisë Akademike; kandidatët që paraqiten për pranim të studime të të gjitha niveleve; Statistikat për studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve shkencore; Dosjet e studentëve të gjitha niveleve të studimeve; Të diplomuarit; Mbajtjen e mësimit; Pasurisë dhe infrastrukturës së Njësisë Akademike
- Zyrat administrative lëshojnë vërtetime për statusin e studentit, çertifikata të notave dhe çertifikata të diplomimit.
- Janë përgjegjës për vlerësimin vjetore të punës për stafin administrativ të Njësisë Akademike dhe përgatitjen e raportit vjetor të arritjes së objektivave;
- Kryejnë punë profesionale për të ndihmuar personelin akademik për zbatim të objektivave në realizimin e procesit mësimor praktik në laboratore;
- Ruajnë të dhënat e Njësisë Akademike në mënyrë të standardizuar elektronike. Këto të dhëna ruhen në bazën qëndrore të të dhënave në sherbim të cdo Njësie Akademike
- Ofron shërbime logjike për nevoja të Njësisë Akademike.
- Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i Njësisë Akademike apo organizative
- Udhëheqësit (Sekretarët) e Zyrave Administrative të Njësisë Akademike (Fakulteteve) raportojnë tek Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit, ndërsa punët i koordinojnë me Dekanët e Njësive Akademike.
- Në kuadër të Zyreve Administrative të Njësive Administrative bëjnë pjesë këta tituj të punës:
- Sekretar i Njësisë Akademike – Fakulteteve (një nëpunës në secilen Njësi Akademike);
- Zyrtar financiar (një nëpunës në secilen Njësi Akademike
- Zyrtar për Çështje mësimore (tre nëpunës)
- Zyrtar I shërbimit të studentëve ( dy nëpunës në secilën Njësi Akademik )
- Zyrtar për IT (një nëpunës ne secilën Njesi Akademik);
- Zyrtar për protokol (një nëpunës në secilën Njesi Akademik);
- Zyrtar për Logjistikë;
- Zyrtar për Arkiv/
- Zyrtar teknik administrativ (një nëpunës në secilën Njësi Akademik);
- Numri i të punësuarve në pesë Njësi Akademike (Fakultete) është dyzet e pesë (45)